Në këtë periudhë vjeshte shumë njerëz janë me kollë dhe u rrjedhin hundët, ndoshta edhe dikush afër jush. Por si të dallojmë nëse është vetëm një e ftohur, grip apo Covid? Dhe si të mbrohemi?

Mjeku britanik, Oscar Duke, i njohur edhe si prezantues në emisionin e BBC-së Morning Live, ka dhënë disa këshilla praktike.

A sjell moti i ftohtë ftohjet?

Duke ka thënë se ende nuk ka prova të qarta se i ftohti dobëson sistemin imunitar.
“Ditët më të shkurtra na bëjnë të qëndrojmë më shumë brenda, në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura – dhe ky është mjedisi ideal për viruset”, ka theksuar ai.

Fëmijët që kthehen në shkollë pas pushimeve verore shpesh sjellin në shtëpi viruse të shumta. Edhe studentët e rinj, që jetojnë në konvikte dhe festojnë shpesh, e përhapin më shpejt infeksionin, pasi alkooli dhe lodhja dobësojnë mbrojtjen natyrale të trupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *