Bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvia Kasapi, ka ndarë me ndjekësit një lajm të mirë, mes dhimbjes së madhe që po kalon familja, shkruan Raporto24.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Selvia ka bërë të ditur se është siguruar leja e qëndrimit 3-vjeçare në Itali, një hap i rëndësishëm për të ardhmen dhe shëndetin e djalit të tyre, Roelit. Ajo ka falënderuar publikisht personat që e kanë ndihmuar në kohë rekord për realizimin e këtij procesi, duke theksuar se kjo arritje ka një rëndësi të veçantë për familjen e saj.
Megjithëse lajmi është pozitiv, Selvia ka theksuar se gëzimi nuk është i plotë, pasi familja ende po përballet me dhimbjen e humbjes së madhe.
Kujtojmë se këngëtari i njohur Shpat Kasapi ndërroi jetë një javë më parë, pas një sulmi kardiak, duke lënë pas një boshllëk të madh te familjarët, miqtë dhe publiku që e deshi për vite me radhë.



Leave a Reply