Modelja dhe krijuesja e përmbajtjes në “OnlyFans”, Bia Khalifa, e cila prej ditësh është pjesë e reality-show-it “Big Brother VIP Kosova 4”, ka shkaktuar sërish bujë me një deklaratë të papritur që ka vënë në lëvizje rrjetet sociale.
E njohur për provokimet, stilin e çlirët të të shprehurit dhe qëndrimet e drejtpërdrejta, Bia këtë herë nuk u kthye tek temat e zakonshme.
“Kam shumë informata që kam marrë nga Edi Rama. Kam pasur me të shumë biseda intelektuale,” – tha Bia me bindje.
Sipas saj, gjatë këtyre bisedave ajo ka marrë detaje specifike që lidhen me Shqipërinë, madje ajo deklaroi:
“Më tha që qyteti i tij i preferuar është Vlora dhe se po rregullon rruga e rrugica.”
Ndjekësit janë ndarë mes dyshimeve, ironisë dhe kuriozitetit për vërtetësinë e kësaj njohjeje të pretenduar. Disa e shohin si strategji lojërash për vëmendje, ndërsa të tjerë e komentojnë si provokim tipik të stilit të saj.



Leave a Reply