Një pjesë e shkurtër e këngës së shumëpërfolur mes Dafina Zeqirit dhe Feros ka qarkulluar në TikTok ditën e djeshme, duke ndezur rrjetin me reagime dhe dyshime për një bashkëpunim të paralajmëruar mes tyre.
Reagimet e fansave kanë qenë të shumta, me shumë që shprehin entuziazëm për një bashkëpunim të mundshëm mes dy artistëve të njohur.
Megjithatë, situata është bërë më e komplikuar pas deklaratave të menaxhmentit të Dafina Zeqirit.
Menaxhmenti i artistes reagoi publikisht, duke mohuar se versioni i publikuar është projekti final.
Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe spekulime në mesin e ndjekësve të saj, të cilët prisnin një bashkëpunim të plotë dhe të përfunduar.
Sipas deklaratës së “Moneyz Music”, e ndarë gjithashtu nga vetë Dafina në InstaStory, versioni që ka dalë është vetëm një demo, një ide e papërfunduar, dhe jo materiali që do të lançohet zyrtarisht.
Kjo ka bërë që shumë të dyshojnë për qëllimet e vërteta pas publikimit të kësaj pjese.
“Versioni me ‘feat’ nuk është pjesë e lançimit dhe nuk do të publikohet,” thuhet në komunikatë.


Leave a Reply