Shpat Kasapi ndërroi jetë pas një arresti kardiak teksa ndodhej në Itali. Ai u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një djalë të vogël, Roelin.
Pas humbjes së tij, partnerja e Shpatit, Selvija, u sulmua ashpër në rrjetet sociale, çka solli edhe reagimin e nënës së këngëtarit, e cila vlerësoi figurën e nuses së saj dhe theksoi raportin e mirë që kishin mes tyre.
Halla e këngëtarit, Flora Kasapi, e ftuar në emisionin Living Day, deklaroi se ndaj Selvijes është bërë një padrejtësi e madhe.
“Le ta duam ose jo Shpatin dhe Selvijen, kjo është çështje personale. Por duhet kuptuar drejt një moment kaq njerëzor: një njeri dy metra, i bukur, i adhuruar nga të gjithë, dhe për tre sekonda të ikën në kraharor. Çfarë mund të thuhet këtu? A duhet të shpjegohet një dhimbje e tillë? Për të dashurën e Shpatit është bërë një padrejtësi e madhe. Ku e di ti kush është ajo? A ke jetuar me të? Jo. Nëse ai e ka zgjedhur për partneren e tij dhe nënën e djalit të tij, si ka mundësi që një popull i tërë të flasë? Zonja Gjylysere e ka parë të arsyeshme t’i mbyllë këto tema të gojëve ‘haxhuze’”, u shpreh halla e Shpat Kasapit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *