Prokuroria ka prezantuar prova të reja tronditëse në procesin gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademajt, duke hedhur dritë mbi një nga momentet më të errëta të planifikimit të krimit.
Sipas pamjeve filmike të siguruara dhe të administruara si prova në gjykatë, Naim Murseli, pak para vrasjes, kishte dalë për darkë në një restorant së bashku me bashkëshorten e tij Liridona dhe fëmijët. Ajo që e bën skenën edhe më rrëqethëse është fakti se në të njëjtin ambient ndodhej edhe ekzekutori, Granit Plava, i ulur në një tavolinë tjetër.
Discover more
Social media management tools
Cybersecurity software
SEO management services
Digital marketing
Blockchain marketing solutions
eCommerce
Marketing automation platforms
E-Commerce
WordPress themes
Email marketing software
LAJME TË FUNDIT Banorët kryejnë marrëdhënie në Big Brother VIP Kosova? Ja çfarë ndodhi mbrëmë në dhomën e gjumit! (VIDEO)
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar një detaj kyç, i cili sipas hetuesve konsiderohet si moment komunikimi mes porositësit dhe autorit të vrasjes. Në pamje, Naim Murseli shihet duke prekur hundën me dorë, një gjest që dyshohet të ketë shërbyer si sinjal i koduar për Granit Plavën, pak para se familja të largohej nga restoranti.
LAJME TË FUNDIT E vërteta e fshehur e Elijonës del në dritë: Policia gjermane zbulon detajet e zhdukjes 4-javore!
Prokuroria thekson se ky veprim, i kombinuar me komunikimet e mëparshme telefonike dhe lëvizjet e koordinuara të të dyshuarve, forcon bindjen se vrasja ishte e planifikuar në mënyrë të ftohtë dhe të paramenduar.
Pamjet janë cilësuar si ndër provat më të forta deri tani, pasi tregojnë qartë praninë e të dyve në të njëjtin vend dhe një sjellje të dyshimtë që përputhet me dinamikën e krimit, duke rrëzuar çdo pretendim për rastësi.
LAJME TË FUNDIT “Me praktikantet bëmë treshe!” kam qejf të shkoj me ty! – mjeku i fut pacientes…
Procesi gjyqësor vijon, ndërsa këto prova pritet të kenë peshë vendimtare në zbardhjen e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda kriminale të viteve të fundit.


Leave a Reply