Linda Halimi, këngëtarja e njohur shqiptare që ka bërë për vete me qindra mijëra ndjekës në SHBA dhe më gjerë, ka tërhequr vëmendjen me postimin e saj më të ri në Instagram.
E veshur me një stil unik dhe sensacional, Linda shkëlqen në të njëjtën kohë që mbart një telefon rozë pranë një pantere të zezë, duke kombinuar gjallërisht ngrohtësinë e rozës me fuqinë dhe misterin e panterës.
Në postimin që shumë ndjekës e kanë gjetur provokues dhe tërheqës, Linda shton një notë humori duke iu përgjigjur disave që mund të kenë dyshuar në autenticitetin e fotos me shprehjen “Haters will say this is A.I”.
Ky mesazh ka ngjallur diskutime në rrjet mbi kreativitetin dhe stilin e saj të veçantë.
Këngëtarja, e cila arriti famën e saj si një ish-banorë e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të impresionojë publikun jo vetëm me talentin e saj muzikor, por edhe me imazhet provokuese që poston në rrjetet sociale.
“Pantera e zezë” nënkupton fuqinë dhe elegancën, një kombinim që Linda e shfaq me elegancë çdo herë.
Por çfarë na tregon ky imazh për Lindën? A është ky një paralajmërim për diçka të madhe që po vjen? Me hashtag-un #newsong, ajo na lë të kuptojmë se një projekt i ri muzikor mund të jetë në horizont, një projekt që fansat e saj e presin me padurim.
Në kulturën shqiptare, Linda Halimi është një simbol fuqizimi për të gjithë ata që e ndjekin dhe e admiruan.


Leave a Reply