Rasti i vdekjes tragjike të Daorsa Spahisë, 24-vjeçares nga Kosova që humbi jetën në Tetovë, po merr përmasa edhe më të rënda ndërsa po dalin në dritë deklarata të reja që përmbysin çdo version të deritanishëm.
Fillimisht u raportua se Daorsa kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga apartamenti, por këtë skenar e hedh poshtë në mënyrë kategorike miku i saj i ngushtë, Arbër Zhubi, i cili pretendon se e reja është vrarë nga partneri i saj, Hevzi Sejdiu.
Sipas tij, kjo mund të ketë qenë arsyeja që çoi në fundin fatal.
“Ne jemi të shokuar. Për ne kjo nuk është vetëvrasje.
Me faktet që kemi mbledhur, ky rast është vrasje,” – deklaroi ai i indinjuar.
“Pasi e ka hedhur, ka zbritur poshtë.
Miku i saj shton se pas ngjarjes është zhdukur telefoni i vërtetë i Daorsës, ndërsa në polici është dorëzuar një pajisje tjetër, me gjithë të dhënat e fshira.
“Është dorëzuar një telefon tjetër, jo i Daorsës.
Ai është liruar për 30 minuta nga policia dhe është zhdukur.
Ai e ka bërë aktin.
Ajo ka zbuluar që ai kishte tre fëmijë dhe një grua, dhe ky ka qenë motivi,” – shprehet Zhubi.
Ai zbulon se Hevzi Sejdiu ka qenë më herët i akuzuar për trafik armësh, por ka dalë me kusht. Sipas tij, Daorsa ka pësuar dhunë edhe më parë gjatë lidhjes dyvjeçare me të, dhe kishte tentuar disa herë ta braktiste.
“Daorsa ka dashur të ndahet, por ai nuk e ka pranuar.
Ka pasur dhunë edhe më herët. Provat janë fshirë, është ndërruar telefoni në polici.
Lokali ka fshirë kamerat,” – u shpreh ai, duke kërkuar që rasti të hetohet në mënyrë të thelluar dhe të paanshme.
Ngjarja ka shkaktuar revoltë dhe tronditje në opinionin publik, ndërsa familjarët dhe miqtë e Daorsës kërkojnë drejtësi për 24-vjeçaren që sipas tyre nuk e mori fundin vetë, por iu mor jeta në mënyrën më të tmerrshme.


Leave a Reply