Kush tha që në showbiz hatërmbetjet zgjasin përgjithmonë?
Nëse Prilli na la me shijen e hidhur të një miqësie të krisur, Dhjetori na serviri pajtimin që nuk e prisnim!
Për t’ju freskuar kujtesën: Ishte prilli i këtij viti kur Labi, hapur dhe pa doreza, shprehu zhgënjimin e tij duke e etiketuar Dafinën si “mosmirënjohëse” pasi nuk u ftua në ditëlindjen e saj, pavarësisht mbështetjes shumëvjeçare. Reagimi i Dafinës asokohe?
Disa “thumba” të mprehtë në Instagram për njerëzit që rishkruajnë historinë për interesa vetjake.
Por, mbrëmë u vërtetua shprehja “kohë e vjetër, shëro plagë të reja”.
“Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim labinotsgash. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja.”



Leave a Reply