Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother, emocionet dhe rrëfimet personale kanë prekur fort publikun. Banorët Stenaldo dhe Iliri kanë ndarë histori nga jeta e tyre, duke treguar sakrifica, dhimbje dhe forcë që i kanë shoqëruar ndër vite.
Në një diskutim të hapur brenda shtëpisë, Iliri rrëfeu se pas ndarjes nga jeta të dy prindërve, ai është kujdestari ligjor i motrës së tij, e cila vuan nga sëmundje.
Pjesë nga diskutimi:
liri: Babi më thoshte që “ja, ti u rregullove, kam hallin e çupës”, dhe unë ia fiksova se ishte i sëmurë edhe më thoshte “ti o bir”
Unë dy vjet e laja edhe e kujdesesha për të. I kam thënë babit që unë e kam motër, kur të ikësh ti, unë do e kem bijë. Unë jam kujdestari i motrës edhe tani që jam këtu, e kam hequr gruan nga puna që të kujdeset për të. Është gjëja më e mirë që më ka dhënë Zoti.
Stenaldo: Ata që thua ti për nusen tënde, unë e them për mamanë time.
Iliri: Zoti e bekoftë.
Stenaldo: Është heroina ime legjitime mamaja ime, sot edhe gjithmonë. Mamaja ime, lufton çdo betejë që ka udhëhequr, që kemi ardhur deri këtu.
Rrëfime që kanë prekur zemrat e publikut dhe kanë treguar anën më njerëzore të banorëve të BBV5.



Leave a Reply