Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, duke ndryshuar versionin që qarkulloi fillimisht në media.
Sipas informacioneve të fundit nga familjarët, raportimi se artisti ndërroi jetë në skenë gjatë një koncerti nuk qëndron.
Tragjedia ka ndodhur në banesën ku po qëndronin. Mësohet se këngëtari ishte ndjerë keq dhe në momentin që bashkëshortja e tij ka dalë jashtë për vetëm pak minuta, kur është kthyer, e ka gjetur atë pa shenja jete.
Kjo ngjarje bëhet edhe më e dhimbshme nga fakti se historia po përsëritet; raportohet se edhe babai i Shpatit ishte ndarë nga jeta saktësisht në të njëjtën moshë, 40 vjeç, dhe nga e njëjta arsye, duke vulosur një fat tragjik për familjen Kasapi./vipmagazina



Leave a Reply