Në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në Çair për nder të këngëtarit Shpat Kasapi, atmosfera ishte e mbushur me dhimbje, lot dhe duartrokitje për artistin që u nda tragjikisht nga jeta në moshën 40-vjeçare.

Nëna e tij, Gjylymsere Kasapi, e njohur si një grua e fortë dhe e përkushtuar në profesionin e arsimtares, ka mbajtur një fjalim që i preku të gjithë të pranishmit.

“Jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm timin por të të gjithëve juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë.”

Ajo zbuloi gjithashtu se periudha e fundit e jetës së Shpatit ka qenë e vështirë për familjen dhe vetë artistin:

“Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë… të gjithë e kemi ndier se diçka nuk shkonte.”

Nëna e këngëtarit u përpoq të gjente forcë për të mbajtur gjallë kujtimin e të birit:

“Lutem vetëm të jetë i qetë dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë përmes nipërve e mbesave.”

Fjalët e saj ngjallën emocion të madh dhe sollën një tjetër dëshmi sa i dashur ishte Shpati për publikun, miqtë dhe familjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *