Marrëdhënia e ngushtë mes Klodit dhe Londrimit ka qenë një nga temat më të diskutuara së fundmi, duke nxitur aludime të shumta për natyrën e raportit të tyre brenda shtëpisë.
Por, çfarë fshihet pas kësaj miqësie të dukshme? A është Klodi më shumë se një mik për Londrimin?
Për të sqaruar këto dilema, ish-e dashura e Klodit ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka folur pa doreza rreth asaj që po shohim në ekran mes dy djemve.
Ajo ka ndarë mendimet e saj mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ofruar një perspektivë interesante mbi situatën aktuale.
“Ai kishte një marrëdhënie vërtet të mirë me një djalë tjetër në realityn tonë, gjithashtu ata ishin duke kaluar kohë bashkë. Unë po krahasoja dy miqësitë,” u shpreh ajo për Prive. Kjo deklaratë na bën të dyshojmë mbi natyrën e vërtetë të marrëdhënies mes Klodit dhe Londrimit.
Ajo foli edhe mbi ndarjen e tyre dhe përplot detaje tjera, duke na dhënë një pamje më të qartë mbi dinamikën e marrëdhënies së tyre. Çfarë ndodhi me Klodin dhe ish-e dashurën e tij? A ka ndikuar kjo në marrëdhënien e tij me Londrimin?


Leave a Reply