Në një prej momenteve më prekëse të këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, rrëfimi i Elijonës për humbjen tragjike të nënës dhe motrës në një aksident shkaktoi reagime të forta brenda dhe jashtë shtëpisë.
Mes emocioneve të rënda, opinionistja Leonora Jakupi nuk i mbajti dot lotët — dhe për herë të rrallë, hapi zemrën e saj për publikun.
Teksa komentonte historinë e Elijonës, Leonora u ndal dhe me zërin që i dridhej tha:
“Për njerëzit që më njohin, e dinë historinë time. E dinë që është shumë e rëndë.”
Duke kujtuar plagët e veta, Leonora bëri një thirrje të fuqishme për të gjithë prindërit:
Kur e ke prindin gjallë e nuk e ke dashurinë e tij, është shumë e rëndë.


Leave a Reply