Një vrasje në tentativë është regjistruar të shtunën në Fushë-Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, raportohet se një burrë ka pësuar lëndime në këmbë nga një armë zjarri, për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion.

Siç bëhet e ditur, derisa viktima ka qenë duke u kyçur në komunikacion nga semafori dhe për shkak se nuk i ka dhënë përparësi kalimi, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në tokë, e pastaj plumbi e ka godit në këmbë viktimën.

I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërkaq viktima ka marrë tretman mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *