Prokuroria Themelore e Gjilanit, ka dorëzuar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet për dy vepra penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’ dhe ‘Eksperimente të kundërligjshme mjekësore dhe testime të barnave”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv përmes një përgjigje nga Prokuroria.
Hetimet ndaj Sllamnikut nisën pas raportimit të emisionit KIKS Kosova në Klan Kosova.
Pa qenë as mjek, ai pretendonte se e ka “shërimin” për autizmin tek fëmijët.
Në këmbim të 4 mijë eurove, Arianit Sllamniku, dyshohet se iu ofronte fëmijëve ilaçe të kafshëve.


Leave a Reply